Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Rikthehet zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi mbyt qytetin
Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës. Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane të qytetit, ku për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi. Aktualisht, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Tymi si zakonisht i është drejtuar Vlorës, duke ndotur qytetin.