Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë! I kushtoi shqiptarëve dhjetra milionë dollarë
Kryeministri Edi Rama premtoi të martën (19 gusht) përfundimin e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një investim që ka nisur afro 15 vite më parë dhe i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhjetra milionë dollarë. Ai u ofroi ndjekësve të tij në Facebook dy foto të asfaltit të hedhur në këtë segment rruge me nënshkrimin “pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë”. Bëhet fjalë për segment 43 kilometra të gjatë me dy korsi, që pritet të lidhë fshatin Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec, duke shkurtuar në këtë mënyrë rrugën Tiranë-Korçë. Për përfundimin e saj në vitin 2022, qeveria shqiptare vendosi të marrë një hua të re me vlerë 184 milionë rialë sauditë ose rreth 48 milionë dollarë, ndërsa rruga kishte ngrënë sakaq 160...