Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U aksidentua për vdekje në Shkodër, kush ishte Altin Luli, themelues i startup-eve në Shqipëri
Altin Luli, 47 vjeçari që ndërroi jetë pasditen e djeshme në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e Kryebushatit, ishte një nga të parët themelues të startup-eve në Shqipëri. Ai kishte themeluar “Dyqan Taxi” dhe disa platforma të tjera, me një karrierë të pasur në tregtinë online. Gjithashtu, Altini ishte dhe djali i të ndjerit Fran Luli, pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Fatkeqësisht, 47 vjeçari humbi jetën, ndërsa bashkëshortja e tij dhe djali mbetën të plagosur. Sapo u mësua se viktima ishte Altin Luli, në rrjetet sociale kanë vërshuar mesazhe të shumta nga miq dhe kolegë të tij. Arbër Kadia, themeluesi i “Patoko”, shkruan për ikjen tragjike të Lulit dhe punën e tij në ekosistemin e teknologjisë në Shqipëri. “Një forcë pioniere pas një...