“Gambiti serb i Rusisë”

“Gambiti serb i Rusisë”

Nga Eljanos Kasaj* Eskalimi i protestave studentore anti-qeveritare në Serbi gjatë ditëve të fundit, kanë provokuar, mes heshtjes të burokratëve memec të Brukselit, gjithashtu një reagim fort kurajoz nga përfaqësuesit zyrtarë rusë. Në veçanti, ambasadori rus në Serbi, zoti Aleksandr Bocan-Harçenko deklaroi se në Serbi po zhvillohet një “revolucion i ngadaltë me ngjyra”, që synon rrëzimin e qeverisë aktuale në Beograd. “Ky është pikërisht skenari i një revolucioni me ngjyra të nisur në nëntor 2024. Është kaq i ngadaltë, sa nuk është një komplot shpërthyes, por një komplot që synon të rrëzojë qeverinë aktuale”-ka deklaruar zoti ambasador. Ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse theksoi se vala e fundit e trazirave në rrugë në qytetet më të mëdha të Serbisë ka kaluar “kufijtë...