Aksident në Fier – Lushnje/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur rëndë

Aksident në Fier – Lushnje/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur rëndë

Një aksident u shënua pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës në autostradën Fier-Lushnje. Një mjet tip Benz përplasi motoçikletën. Drejtuesi i motoçikletës u dërgua në spital me urgjencë. Policia e qarkullimit rrugor po disiplinon trafikun ndërsa pritet policia shkencore për dokumentimin e rastit.