Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Presidenca, e konsideron “urgjencë shtetërore” konstituimin e Kuvendit: Është jetik për stabilitetin e qytetarëve
Presidenca e Kosovës po e sheh urgjencë shtetërore konstituimin e Kuvendit të Kosovës. “Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit. Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”, thuhet nga Presidenca. Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër nga ora 11:00. Kjo seancë vjen pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në Kuvend.