Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjergj Luca me djalin Ndrekën, përshëndet nga Parga e Vilajetit të Janinës
Nga Albert Vataj Po, nga Parga e Vilajetit të Janinës, një nga katër vilajetet shqiptare të dikurshme. Nga kjo pikë e hartës historike të Shqipërisë etnike, u dëgjua kësaj here fjala e Gjergj Lucës, e shoqëruar me pamje të gjalla dhe të ngrohta familjare. Sipërmarrësi shqiptar, i cili ka ndërtuar një raport të veçantë komunikimi me ndjekësit e tij, ridoli në këtë përditësi të ndarë me publikun përmes një materiali video ku shfaqet bashkë me djalin e tij, Ndrekën. Në mbishkrimin shoqërues ai shkruan: “Me trashëgimtarin jo vetëm vizitojmë e pushojmë, por edhe mësojmë për historinë tonë. Respekte nga Parga për të gjithë shqiptarët e devotshëm që lanë gjurmë kudo ku shkeli këmba e tyre!” Në këtë komunikim, Luca ndërthur pushimin me kujtesën, shëtitjen me...