Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U vetëvra brenda parlamentit finlandez, kush ishte deputeti 30-vjeçar
Eemeli Peltonen, deputet i Partisë Socialdemokrate të Finlandës (SDP) dhe vetëm 30 vjeç, u gjet i vdekur të martën në ambientet e Parlamentit finlandez. Zyra e komunikimit e Parlamentit konfirmoi se deputeti, që ishte në mandatin e tij të parë dhe përfaqësonte qytetin Järvenpää, kishte ndërruar jetë. Në një deklaratë për media, komuniteti i punës parlamentare shprehu ngushëllimet e tij ndaj familjes së Peltonen dhe theksoi dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre. Sipas raportimeve të tabloidit Iltalehti, një deputet kishte kryer vetëvrasje brenda ndërtesës së Parlamentit. Drejtori i Sigurisë së Parlamentit, Aaro Toivonen, tha për Yle se nuk e kundërshton këtë informacion. Policia e Helsinkit njoftoi se thirrja emergjente erdhi në orën 11:06 të paradites dhe se ngjarja nuk duket të jetë rezultat i...