Vdes Joe Caroff, dizajneri i posterave të filmave ikonikë

Vdes Joe Caroff, dizajneri i posterave të filmave ikonikë

Joe Caroff, dizajneri grafik përgjegjës për logon e pistoletës 007 dhe posterat e panumërt të filmave klasikë ka vdekur në moshën 103-vjeçare, shkruan theguardian.com. Joe Caroff, puna e të cilit mund të shihet në postera për filma të tillë si ”West Side Story”, ”A Hard Day’s Night”, ”Last Tango in Paris”, ”Cabaret”, ”Manhattan” dhe ”The Last Temptation of Christ”, vdiq të dielën, sipas djemve të tij, Peter dhe Michael Caroff. Caroff punoi në më shumë se 300 fushata reklamuese gjatë karrierës së tij, por dy detyrat e tij të para rezultuan të ishin ndër më të qëndrueshmet dhe fitimprurëset. Ekzekutivi i ”United Artists”, David Chasman, fillimisht e punësoi atë për të dizajnuar posterin për ”West Side Story” (1961). Përshtatja e shkronjave sipas materialit u bë...