Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Netanyahu akuza të rënda kryeministrit Albanese: Ka braktisur komunitetin hebre në Australi dhe ka tradhtuar Izraelin!
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se homologu i tij australian, Anthony Albanese, e ka “braktisur” komunitetin hebre të Australisë dhe se e ka “tradhtuar” Izraelin. Fjalët e liderit izraelit mund t’i përkeqësojnë edhe më shumë marrëdhëniet e tensionuara diplomatike nga lufta në Gazë. Netanyahu i bëri këto komente një ditë pasi Izraeli ua anuloi vizat diplomatëve australianë në Autoritetin Palestinez, pas vendimit të Australisë për ta njohur shtetin palestinez dhe anulimit të vizës së një ligjvënësi izraelit. “Historia do ta kujtojë Albanesen për atë që është: një politikan i dobët që tradhtoi Izraelin dhe braktisi hebrenjtë e Australisë”, shkroi Netanyahu në llogarinë e tij në X. Ligjvënësi izraelit pritej të takohej me komunitetin hebre në Australi, i cili është përballur me një...