Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            I biri masakroi studenten shqiptare/ Prindërit e filipinasit kërkojnë falje: Jemi në gjendje shoku, të frikësuar…
                            Prindërit e Marc Anthony Samson, i riu filipinas që vrau me thikë 22 vjeçaren shqiptare, Ilaria Sula, kërkojnë falje për gjithçka ka ndodhur. "Janë të shkatërruar nga dhimbja, në gjendje shoku e të frikësuar. Kërkojnë falje për gjithçka që ka ndodhur", ka deklaruar këtë pasdite avokati i familjes së autorit të vrasjes së 22 vjeçares shqiptare Ilaria Sula. Pas 3 orë marrje në pyetje nëna e Marc Anthony Samson është vënë nënë hetim për "bashkëpunim në fshehjen e trupit". Gazetarja e Syri TV, në Itali, Alba Kepi, raporton se babai i tij në momentin e krimit nuk ka qenë i pranishëm. Mbi 200 tullumbace të bardha kanë fluturuar sot në qiellin e Ternit, lëshuar gjatë ceremonisë së varrimit të Ilaria Sula, studentes, 22 vjeçare bijë...