Presidenti i KE-së flet pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ukraina duhet të ketë forca të armatosura për t’u vetëmbrojtur

Presidenti i KE-së flet pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ukraina duhet të ketë forca të armatosura për t’u vetëmbrojtur

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa ka dhënë një deklaratë pas bisedimeve të liderëve europianë , Zelenskyt dhe presidentit amerikan Donald Trump ditën e djeshme në Shtëpinë e Bardhë. “Tani është koha për të përshpejtuar punën tonë praktike për të vendosur në vend një garanci të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s me angazhim të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara”, tha Antonio Costa. “Por ushtria e Ukrainës duhet të jetë “vija e parë e mbrojtjes”, shtoi ai. Costa tha se garancia kryesore e sigurisë  një temë kyçe diskutimi që nga bisedimet e Donald Trump me Vladimir Putin të premten  duhet të jetë që Ukraina të ketë forca të armatosura të afta për të mbrojtur sovranitetin e saj.  Ai ka folur gjithashtu për nevojën për të...