Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Itali/ U qëllua me pistoletë elektroshok nga karabinierët, vdes 42-vjeçari shqiptar
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në komunën e Sant’Olcese në Xhenova të Italisë, ku një 42-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Elton Bani, humbi jetën pas goditjes me një pistoletë elektroshok nga karabinierët italianë. Sipas mediave italiane, fqinjët kishin njoftuar emergjencën për sjellje agresive nga ana e 42-vjeçarit shqiptar. Fillimisht në vendngjarje mbërritën ekipet e ndihmës së shpejtë “Croce Oro di Manesseno”, të cilat, për shkak të vështirësive, kërkuan ndërhyrjen e forcave të rendit. Dy patrulla karabinierësh mbërritën pak minuta më pas dhe tentuan ta qetësonin 42-vjeçarin, duke i kërkuar dokumentet e identifikimit. Ai dyshohet se i ftoi të hynin në banesë, por gjatë zbritjes së shkallëve shfaqi sjellje të dhunshme. Në atë moment, efektivët përdorën armën elektroshok tre herë për ta...