Trump: Zelensky duhet të jetë fleksibël në negociata

Trump: Zelensky duhet të jetë fleksibël në negociata

Bota E Martë, 19 Gusht 2025 15:35 Presidenti amerikan Donald Trump ka folur në Fox News mbi një takim të mundshëm trepalësh që përfshin Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn. Trump thotë se e telefonoi Putinin dje dhe shpreson që sjellja e udhëheqësit rus “do të jetë e mirë”. ”Nëse jo, do të jetë një “situatë e vështirë”, shton Trump. Po ashtu Trump tha se shpreson që Zelensky “të bëjë atë që duhet të bëjë”, por thekson se ai duhet të jetë “fleksibël” edhe në negociata. Ai shtoi se nuk do të thoshte që Zelensky dhe Putin do të bëhen ndonjëherë “miqtë më të mirë”, por sipas tij, të dy udhëheqësit janë ata që “duhet të vendosin gjërat”.