Ylli Manjani: Trump dhe Putin drejtojnë botën! Nuk ka NATO pa ushtrinë amerikane, Ukraina do copëtohet….

Ylli Manjani: Trump dhe Putin drejtojnë botën! Nuk ka NATO pa ushtrinë amerikane, Ukraina do copëtohet….

Nga Ylli Manjani- Pra, si përfundim: Rusia mori çfarë deshi. Mori atë për të cilën luftoi jo pa kosto ushtarake. Pra fitoi Putini! Amerika është e vetmja që shuan konflikte. Por në këtë rast merr përsipër garantuesin ushtarak se Rusia nuk do marrë më territore të tjera në Ukrainë. Fitoi edhe Trumpi sepse premtoi mbylljen e konfliktit. Europa, që ka harruar të luftojë, bën dekorin e skenografisë të humbësve, me kosto ekonomike të tmerrshme. Detyra e vetme e Europës është të bëhet mburojë diplomatike për aktorin Zhelenski, që të mos e shqyejnë të vetët. Fitojnë udhëheqësit mediokër të BE që luajnë me porta të vogla. Ukraina po shkon drejt destinacionit të paracaktuar të saj: shpërbërja në 3 ose 4 pjesë. Njëra pjesë i shkoi tashmë...