Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përplasen dy makina në Fier, një fëmijë transportohet menjëherë drejt spitalit
Rreth orës 14:20 të ditës së sotme, një aksident rrugor është regjistruar në qendër të Fierit, pranë semaforit kryesor. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar panik dhe trafik. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, nga përplasja ka mbetur i lënduar edhe një fëmijë, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është shoqëruar edhe me tensione, pasi drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht pas aksidentit. Dyshohet se një prej shoferëve ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.