Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Dokumentari për Ozzy Osbourne shtyhet në minutën e fundit nga BBC! Përse vallë?
Dokumentari i shumëpritur “Ozzy Osbourne: Coming Home”, që ishte planifikuar të transmetohej më 18 gusht, është shtyrë vetëm pak orë para shfaqjes. Vendimi u mor për të respektuar dëshirën e familjes së artistit pas ndarjes së tij nga jeta më 22 korrik 2025. Në një deklaratë zyrtare, BBC-ja bëri të ditur se dokumentari nuk do të transmetohet në këtë moment, duke shtuar se një datë e re do të konfirmohet së shpejti. Dokumentari është një portret intim i viteve të fundit të jetës së legjendës së muzikës rock. Ai përfshin momentet më të ndjera të përballjes së Ozzy-t me sfidat shëndetësore, rikthimin e tij në Britani dhe performancën e tij të fundit me grupin Black Sabbath, më 5 korrik 2025 në Birmingham. Fillimisht i konceptuar...