Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Telenovela” Asllani drejt fundit, mesfushori mbetet ne Serie A
“Telenovela” Asllani është në serinë e fundit, me mesfushorin kuqezi që është bindur më në fund për t’u larguar nga Inter. Sipas Sky Sport, Inter dhe Bologna po vijojnë negociatat për të mbyllur transferimin e Asllanit. Palët kanë gjetur një akord mbi bazën e 9 milionë eurove kesh, por Inter do të mbajë edhe 40% të kartonit të tij në rast rishitje. Me këtë lëvizje, Inter kërkon të paktën të marrë vlerën që investoi për të blerë nga Empoli 3 vite më parë, afro 14 milionë euro. Me Inter dhe Bologna-n që praktikisht kanë mbyllur gjithçka, pengesa e fundit mbetet gjetja e një akordi ekonomik ndërmjet lojtarit dhe klubit të ri. Sky Sport shton ndër të tjera se përfaqësues të Asllanit vijojnë negociatat me drejtuesit...