Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Revolucion në futboll/ FIFA ndryshon gjithçka për Botërorin e Klubeve
Sipas “The Guardian”, FIFA po përgatit një reformë të madhe për Botërorin e Klubeve. Pas edicionit të parë me formatin e ri që u mbajt në SHBA më 2025, institucioni i futbollit botëror synon ta zhvillojë kompeticionin çdo dy vite, jo çdo katër siç ishte parashikuar fillimisht. Ndryshimi nuk ndalet vetëm te frekuenca. FIFA planifikon të zgjerojë pjesëmarrjen nga 32 në 48 ekipe, duke rritur kështu përfaqësimin global dhe duke shtuar garën mes klubeve të kontinenteve të ndryshme. Ky hap shihet si përpjekje për të rritur interesin dhe të ardhurat nga turneu, megjithëse pritet të ngjallë diskutime mes federatave dhe klubeve për ngarkesën e kalendarit futbollistik. Ky propozim është përplasur me shqetësimet e Ligave Botërore, të cilat kanë ngritur ankesë ligjore në Komisionin Evropian, duke akuzuar FIFA-n...