Ekzekutimi mafioz në Athinë/ Zbulohen detaje nga vrasja e 47-vjeçarit shqiptar, ja çfarë zbuluan kamerat

Ekzekutimi mafioz në Athinë/ Zbulohen detaje nga vrasja e 47-vjeçarit shqiptar, ja çfarë zbuluan kamerat

Detaje të reja po zbulohen nga vrasja e ndodhur të hënën në mbrëmje (18 gusht) në zonën e Agios Panteleimonas, ku viktimë mbeti një shtetas shqiptar 47-vjeçar, i njohur për autoritetet greke. Sipas burimeve policore, momenti i ekzekutimit është regjistruar nga një kamerë sigurie pranë vendit të ngjarjes. Pamjet tregojnë autorin e veshur me rroba të errëta, kaskë, xhup motorçiklete dhe doreza, duke u kujdesur të mos lërë gjurmë. Ai iu afrua viktimës dhe e qëlloi një herë në gjoks. Më pas, tentoi të shtinte sërish, por arma u bllokua dhe nuk funksionoi. Në vendin e ngjarjes u gjetën një gëzhojë e përdorur dhe një fishek i paqëlluar. Hetuesit grekë theksojnë se ekzekutuesi ka vepruar me një plan të mirëorganizuar dhe vendosmëri, duke zgjedhur kohën...