Fuqi digjitale në 2030! Diskutohet “Strategjia Kombëtare e Inteligjencës Artificiale”, përmirëson shërbimet publike

Fuqi digjitale në 2030! Diskutohet “Strategjia Kombëtare e Inteligjencës Artificiale”, përmirëson shërbimet publike

Qeveria ka nxjerrë për konsultim paraprak përpara miratimit “Strategjisë Kombëtare te Inteligjencës Artificiale te Shqipërisë 2025-2030 dhe te Planit te Veprimit”. Sipas projektvendimit përdorimi inteligjencës artificiale, shihet si një instrument thelbësor për transformimin digjital, inovacionin, rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Përmes konsultimit synohet pasja e një  vizioni kombëtar për zhvillimin dhe përdorimin etik, të sigurt dhe gjithëpërfshirës të inteligjencës artificiale. Qeveria synon që deri në vitin 2030, Shqipëria të jetë një shoqëri e fuqizuar digjitalisht, ku inteligjenca artificiale përdoret si motor për rritjen e produktivitetit, ofrimin e shërbimeve publike cilësore dhe zhvillimin e sektorëve strategjikë si shëndetësia, arsimi, bujqësia, transporti, energjia dhe turizmi. Përdorimi inteligjencës artificiale në vendin tonë do të zhvillohet në harmonizim me politikat dhe legjislacionin e BE-së, veçanërisht EU...