Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gushti i përgjakshëm në rrugët e Fierit/ Bilanci tragjik i aksidenteve në të gjitha akset
Muaji gusht ka shndërruar qarkun e Fierit në një nga zonat më problematike për qarkullimin rrugor në vend. Brenda pak javësh janë regjistruar dhjetëra aksidente, duke lënë pas një viktimë, mbi 20 të plagosur dhe dëme të mëdha materiale. Fluksi i lartë i automjeteve për shkak të sezonit turistik, shpejtësia, lagështira në rrugë dhe mungesa e sinjalistikës janë kthyer në faktorët kryesorë të këtij bilanci dramatik. Çfarë e bën situatën edhe më të rëndë është fakti se këto akse rrugore njihen prej vitesh si nyje të zeza, por qeveria nuk ka ndërhyrë për t’i rikualifikuar dhe për t’i bërë të sigurta. Rotondo e Levanit, autostrada Fier–Lushnje, kthesat e Zhupanit dhe Qafa e Koshovicës janë zona ku fatkeqësitë përsëriten çdo vit, ndërsa institucionet mjaftohen me thirrje...