Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

Një banesë, dy pronarë, para dhe pas luftës në Kosovë. Raste të tilla ka me dhjetëra në Mitrovicë të Veriut – pjesa veriore e Kosovës – dhe gati në të gjitha njëri prej pronarëve është shqiptar dhe tjetri serb. Ato janë kryesisht banesa që ndërmarrja shoqërore Trepça ua ka ndarë punëtorëve të saj nga radhët e komunitetit shqiptar, në vitet ‘80 dhe ‘90. Por, pas përfundimit të luftës më 1999, një numër i madh i familjeve shqiptare që kanë jetuar në veri të Kosovës, ku serbët kanë qenë shumicë, i kanë lënë shtëpitë e tyre për arsye të sigurisë. Kështu, disa persona thuhet se kanë humbur të drejtën e banimit në pronat e ndërmarrjeve shoqërore dhe, për të njëjtat prona, institucionet e kontrolluara nga Serbia...