Vdekja e 59-vjeçarit pas kontrollit në klinikë, Policia nis hetimet për dentistin në Devoll

Vdekja e 59-vjeçarit pas kontrollit në klinikë, Policia nis hetimet për dentistin në Devoll

Policia nisi procedimin në gjendje të lirë për dentistin që i dha mjekim dje shtetasit 59-vjeçar në Devoll, i cili ndërroi jetë pak momente më pas. Burime nga Policia bëjnë me dije se dentisti po hetohet për veprën penale “neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shkruan A2 CNN. Kujtojmë se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë dhe dy të afërm. Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë: “S’jam mirë”. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt, përcjell A2 CNN. Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë pasqyruar të gjitha procedurat e trajtimit që i janë kryer në klinikë. Deri më tani, nuk...