Nga Jashari tek Estupiñán (dhe Højlund); Milani në kërkim të agresivitetit të humbur

Nga Jashari tek Estupiñán (dhe Højlund); Milani në kërkim të agresivitetit të humbur

Kur një sezon përfundon në mënyrë sportivisht të dështuar, klubi është i thirrur të bëjë analiza të thella për të identifikuar shkaqet dhe shmangur përsëritjen e tyre. Është e qartë se duhet gërmuar më thellë, pa u kufizuar te banaliteti sipërfaqësor i sulmuesit që nuk shënon, ose portierit që pëson shumë gola. Shfrytëzimi i fluksit të madh të të dhënave të disponueshme ndihmon edhe për të përcaktuar një linjë më të mirë në merkaton pasardhëse. Përforcimet e reja duhet të zgjidhen jo vetëm mbi bazën e aftësive individuale, por edhe përfitimeve potenciale që sjellin në përputhje me identitetin që dëshiron t’i japësh skuadrës. Pra, nëse dëshiron ta ndërtosh skuadrën më të orientuar te loja, më kundërsulmuese, më agresive, më fizike e kështu me radhë. Në...