Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kur Arshi Pipa shkruante për bibliotekën e Tiranës, shkrim i vitit 1944
“Biblioteka –Museum e Tiranës” nga Arshi Pipa Bibliotekat, pinakotekat, museumet janë institute kulturore ku pasqyrohet jeta mendore e nji kombi. Këtë s’e thomi për vehte, natyrisht , por për ata qi nuk e dinë. E thomi për ata të huej, qi vijshin deri dje me na vizitue si nji vend të rrallë. Gjejshin kta zotnij, lorda plakoça të velun nga mondaniteti, gazetarë kulima qi kërkojnë për shtyllat e tyne sensacionalitete, se Shqipnija asht nji vend “piktoresk”, pak “selvaggio” por charmant” n’at “simplicity”-n e vet natyrale, qi ka thesare të panjohura bujarije e pyjesh virgjine etj. etj…Kta zotnij na i marrim për dore dhe i çojmë-jo te Xhamija e Ethem Beut, a te Ura e Brarrit, a te Kalaja e Petrelës, se kto na i mori...