Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
FOTO/ Shkurton distancën Tiranë-Korçë, ja kur pritet të përfundojë aksi Qukës– Qafë Plloçë
Punimet në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, po shkojnë drejt përfundimit. Aktualisht, puna po vijon me ritme të shpejta në të tre lotet dhe pritet që rruga të jetë e përfunduar para fillimit të vjeshtës. Pavarësisht vonesave për shkak të mospërputhjeve mes projektit dhe terrenit, si dhe mungesës së fondeve, projekti tashmë është drejt finalizimit. Rruga do të lidhë Korridorin 8 me juglindjen e vendit, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me Pikën Kufitare të Kapshticës dhe qytetin e Korçës. Projekti gjithashtu pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të zonës, duke lehtësuar trafikun, përmirësuar qarkullimin e mallrave nga porti i Durrësit drejt kufirit dhe duke përmirësuar aksesin për fshatrat e Mokrës dhe zonat përreth. Me përfundimin e këtij...