Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha: Kur Shqipëria digjej,Edi Rama i caktoi vetes pension 4 milionë lekë në muaj
Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit i ka caktuar vetes pensionin më të lartë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ky vendim u mor në një kohë kur vendi digjej nga flakët. Sipas Berishës, Rama ka përcaktuar për veten një pension prej 4 milionë lekësh në muaj, që do të thotë rreth 48 milionë lekë në vit. “Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 herë më të madh se mesatarja e pensioneve në Shqipëri. Pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT është vetëm 1.6 milionë lekë”, tha Berisha. Ai theksoi se edhe presidentit i është caktuar një pension më i ulët, ndërsa pensioni i...