Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Një anije me qindra tonë ushqim niset drejt Gazës
Pasi u nis nga Qiproja, një anije e mbushur me 1.200 tonë furnizime ushqimore për Rripin e Gazës i është afruar portit izraelit të Ashdodit të martën, si pjesë e përpjekjeve po vazhdojnë për të lehtësuar krizën ushqimore në territorin palestinez. Anija, e regjistruar në Panama, është ngarkuar me 52 kontejnerë me ushqime, sikurse pasta, oriz, ushqim për foshnja dhe ushqime të konservuara. Zyrtarët doganorë izraelitë kanë kontrolluar ndihmat në portin qipriot të Limasolit, prej ku anija nisi lundrimin të hënën. Rreth 700 tonë me ndihma vijnë nga Qiproja, që janë blerë me paratë e dhuruara nga Emiratet e Bashkuara Arabe përmes Fondit Amalthea, i krijuar vitin e kaluar që donatorët të ndihmojnë me ndihma detare. Pjesa tjetër e ndihmës vjen nga Italia, Qeveria e...