Zbulohet një laborator droge në Tiranë, në pranga 61 vjeçari! Sekuestrohet hashash, vaj kanabisi, kokainë dhe armë

Zbulohet një laborator droge në Tiranë, në pranga 61 vjeçari! Sekuestrohet hashash, vaj kanabisi, kokainë dhe armë

Një banesë e kthyer në një bazë për përpunimin e drogës është zbuluar nga Antidroga e Tiranës në Yzberisht. Në pranga është vënë pronari i shtëpisë, 61-vjeçari Shkëlqim Krrashi, i cili sipas policisë siguronte sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine që i shiste tek klientë të ndryshëm. Gjatë kontrollit në këtë banesë, agjentët e Antidrogës kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 17 kilogramë kanabis në formën e çokollatës dhe 22.5 litra vaj kanabisi, të dyja me vlerë totale rreth 500 000 euro. Gjithashtu është sekuestruar një sasi kokaine, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu. Shkëlqim Krrashi prej disa muajsh ishte në përgjim dhe në vëzhgimin e policisë, pasi agjentët kishin të dhëna për aktivitetin kriminal. 61-vjeçari me origjinë nga Bulqiza, sipas burimeve, kanabisin dhe vajin e...