Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT-it në Shqipëri është 1.6 milionë lekë”, Berisha: Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të madh
Kreu i PD, Sali Berisha hodhi sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë një takimi me gazetarët ai u shpreh se kreu i qeverisë i caktoi vetes një pension 30 herë më të madh se mesatarja. Kjo sipas tij, ndodhi në një periudhë të vështirë për vendin, gjatë kohës që po përballej me flakët. Berisha: Por, lajmi i verës, përveç këtij mashtrimi të shëmtuar publik, është fakti se Edi Rama caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi.Në një kohë kur vendi digjej flakë në të katër anët, ai kujtohej sipas medieve, të përcaktojë për kryeministrin pensionin prej 4 milionë lekë. Pra, 4 milionë lekë, do të thotë 48 milionë lekë në vit pension Edi Rama për vete.E...