Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Drejt përfundimit aksi Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan foto: Pamje e re në drejtim të juglindjes
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga një pjesë e aksit Qukës-Qafë Plloçë. Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë krahas fotove shkruan “Pamja e re në drejtim të juglindjes. Pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë”. Rruga pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën dhe kohën e udhëtimit nga Tirana për në juglindje dhe Korçë, me një reduktim të kohës rreth 30 minuta dhe një përmirësim të lidhjes me pikën kufitare të Kapshticës Top Channel