Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Takimi Putin – Zelensky/ Zviceran del garant: Nuk e arrestojmë presidentin rus
Zvicra është e gatshme të pranojë në territorin e saj presidentin rus Vladimir Putin për bisedime paqeje me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky — pa e arrestuar, pavarësisht mandatit ndërkombëtar të arrestit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Lajmin e konfirmoi ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, i cili theksoi se vendi i tij ka përgatitur prej kohësh një kornizë ligjore të qartë për raste të tilla. “Këshilli Federal ka sqaruar që vitin e kaluar se një person me urdhërarrest ndërkombëtar mund të marrë imunitet në Zvicër, nëse vjen për një konferencë paqeje dhe jo për arsye private,” – u shpreh Cassis, duke iu përgjigjur një pyetjeje të drejtpërdrejtë për mundësinë që Putin të udhëtojë drejt Gjenevës për t’u takuar me Zelenskyn. Sipas ministrit zviceran, gjithçka është gati:...