Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Pas dështimeve dhe vendimit të Gjykatës, Kuvendi i Kosovës mblidhet të mërkurën për konstituim
Seanca e radhës e Kuvendit, e cila ishte ndërprerë për shkak të bllokadës trejavore, do të vazhdojë nesër. Ky hap vjen pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati prej 30 ditësh.Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen më 20 gusht, për të vazhduar seancën konstituive të legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e shkurtit.Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të mbahet në orën 11:00 dhe ka në rend të ditës dy pika të papërfunduara:Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.Vazhdimi i seancës vjen pasi më 18 gusht ka nisur rrjedhja e afatit 30-ditor për konstituimin e organit ligjvënës.Kjo, pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë, përmes së cilit ka urdhëruar Kuvendin që brenda...