Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tenderi/ Policia shpenzon 270 mijë euro për biletat e personave të ekstraduar
Policia e Shtetit ka hapur një procedurë të majme për të blerë bileta avioni. Sipas dokumenteve të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, kërkohen bileta për të gjithë vitin për persona të ekstraduar si dhe për punonjësit e policisë që do t’i shoqërojnë. Në dokumentet shoqëruese kërkohet të ketë përvojë të ngjashme, duke ngritur dyshime të mëdha se e gjithë procedura është e paracaktuar! Çdo javë kemi parë se shtetas shqiptar të arrestuar në vende të ndryshme të botës, kryesisht në Europë dhe së fundmi në Emiratet e Bashkuara Arabe, mbërrijnë në Shqipëri me pranga. Nëse me shumicën e vendeve europiane kemi një marrëveshje ekstradimi, ende nuk kemi një të tillë të mirëfilltë me Emiratet. Në këtë vend dyshohet se qëndrojnë dhe janë nën arrest...