Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha: Ja si po mashtrohen shqiptarët me shifrat e eksporteve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp, ku ka denoncuar qeverinë për atë që ai e cilësoi si “mashtrim” me shifrat e eksporteve, turizmit, si dhe për manipulim të procesit zgjedhor. “Manipulimi i të dhënave ekonomike” Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Institutin e Statistikave (INSTAT) për përllogaritje të gabuar të eksporteve. Sipas tij, qeveria po përfshin në shifra mallra që kalojnë thjesht në tranzit drejt Kosovës, duke i paraqitur si “ri-eksporte”. Ai solli si shembull importin e naftës nga Kosova, që sipas tij llogaritet si eksport shqiptar. I njëjti manipulim, sipas Berishës, po ndodh edhe me statistikat e turizmit. Kryedemokrati tha se qeveria po përfshin në shifrat e turistëve edhe pasagjerët në tranzit në Aeroportin e Rinasit, një...