KLP me pushime, faqja online nuk funksionon. E qëllimshme?

KLP me pushime, faqja online nuk funksionon. E qëllimshme?

Faqja zyrtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) ka qenë e bllokuar prej disa ditësh, duke ngritur shqetësime lidhur me transparencën dhe funksionimin e këtij institucioni. Kjo situatë ka shkaktuar reagim në media, ndërsa institucioni nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar për problemin teknik. Në mungesë të një komunikimi nga KLP-ja, janë ngritur dyshime mbi arsyen e bllokimit të faqes, duke e lidhur atë me vendimet e pritshme për lëvizjen e prokurorëve dhe nisjen e procesit për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut. Kjo heshtje nga ana e institucionit është cilësuar si një mungesë papërgjegjshmërie ndaj publikut, duke theksuar një sfidë në garantimin e standardit minimal të transparencës dhe profesionalizmit. Misioni i KLP-së, siç u krijua, është të garantojë pavarësinë e prokurorëve. Megjithatë,...