Aksidenti në Shkodër me viktimë 47-vjeçarin, arrestohen dy persona

Aksidenti në Shkodër me viktimë 47-vjeçarin, arrestohen dy persona

Lidhur me aksidentin e një ditë më parë, ku kamioni u përplas me dy automjete në Shkodër, duke shkaktuar vdekjen e një prej shofereve, uniformat blu kanë arrestuar dy persona. Në pranga kanë rënë shtetasit H.Sh., 63 vjeç dhe A.H., 22 vjeçe, të dy banues në Shkodër. Këta të fundit, sakaq ndodhen në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pasi kanë pësuar dëmtime nga aksidenti. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër- Lezhë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, shtetasit H. Sh., 63 vjeç, dhe A. H., 22 vjeçe, të dy banues në Shkodër, të cilët aktualisht po marrin...