Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milani bën “sondazh” për Rabiot. Marsejezët e kanë “internuar”, pengesë mbetet paga e lartë
Milani ka hedhur hapat e parë për të testuar mundësinë e afrimit të Adrien Rabiot. Mesfushori francez, dikur i preferuar i Massimiliano Allegrit te Juventusi, ndodhet aktualisht jashtë planeve të Roberto De Zerbit te Marseille. Klubi vendosi ta linte jashtë skuadre pas përplasjes së dhunshme me Jonathan Rowe, mbas ndeshjes Rennes-OM. Sipas “Sportmediaset”, kuqezinjtë e kanë testuar situatën e lojtarit francez, por operacioni është gjithçka tjetër veçse i lehtë. Ajo mes Allegrit dhe Rabiot, megjithatë, duket një lidhje e destinuar të rikthehet. Vetë francezi, më pak se dy muaj më parë, kishte pranuar: “Te Marseille luaj në Champions, por është e qartë që nëse më telefonon Allegri, gjithmonë do të jem i gatshëm të flas me të. Në fakt, flasim shpesh. Giovanni Rossi, këshilltari i...