Takimet në Washington, DW: Hap në drejtimin e duhur, Europa-Front i bashkuar!

Takimet në Washington, DW: Hap në drejtimin e duhur, Europa-Front i bashkuar!

Edhe pse ende nuk mund të flitet për arritjen e armëpushimit dhe paqes në Ukrainë, takimet në Shtëpinë e Bardhë konsiderohen si pozitive e i dhanë Europës arsye për të marrë pak frymë lirisht. Tani Putini duhet të deklarohet nëse është për paqe apo vazhdimin e luftimeve dhe nëse është i gatshëm për bisedimet me Ukrainën. Kështu u shprehën shumica e pjesëmarrësve të përballjeve me presidentin Donald Trump. Fryma ishte shumë më miqësore sesa herën e kaluar, kur Trumpi u duk sikur praktikisht e dëboi Zelenskyn nga Shtëpia e Bardhë. Pjesëmarrësit diskutuan shumë çështje të ndryshme, kritike. Sipas vëzhguesve, Trump dhe Zelensky thuhet se kanë shqyrtuar edhe hartat, ndoshta për të diskutuar vijën e frontit. Megjithatë, sipas Kancelarit gjerman Merz, lëshimet territoriale nuk u diskutuan...