Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijojnë homazhet për Pippo Baudon/ Nga Amadeus tek Michele Placido, rreth tetë mijë persona nderojnë ikonën e televizionit italian
Rreth tetë mijë persona u rreshtuan dje në Teatrin “Delle Vittorie” në Romë për t’i bërë nderimet e fundit Pippo Baudo- s , i cili ndërroi jetë më 16 gusht në moshën 89- vjeçare. Një varg i pandërprerë miqsh, të afërmish, kolegësh dhe admiruesish i bënë homazhe arkivolit të prezantuesit të famshëm televiziv – me foto, video dhe kujtime të një jete dhe karriere rekord thyese, e cila vazhdon edhe sot në faltoren e ngritur nga RAI dhe familja Baudo, shkruan Corriere. Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, një radhë e gjatë njerëzish është formuar midis hyrjes së teatrit “Delle Vittorie” dhe Viale Mazzini. Shumë njerëz kanë pritur hapjen e kishëzës funerale, ku vajza e prezantuesit, Tiziana dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishin aty për t’i mirëpritur. Ndër...