Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tragjedia në Itali/ Polici vritet me thikë për një papagall
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Melito, Napoli, ku një mosmarrëveshje familjare ka përfunduar me vrasjen e një oficeri të policisë. Ciro Luongo, 58 vjeç, inspektor në shërbim të Komisariatit të Giugliano-s, u godit për vdekje me thikë nga Roberto Marchese, 21 vjeç, djali i partneres së tij. Sipas hetimeve paraprake, shkaku i konfliktit ka qenë një tërheqje vëmendjeje nga Luongo ndaj djalit të partneres për lënien e dritares hapur, çka ka lejuar arratisjen e papagallit të shtëpisë. Ky incident ka eskaluar në një përleshje fizike, e cila ka përfunduar tragjikisht me vrasjen e Luongo-s. Pas ngjarjes, Marchese u largua nga vendi i krimit, por u arrestua pak orë më vonë në shtëpinë e babait të tij. Aktualisht, ai është...