Arjan Ndoja mbetet deputet, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Andia Ullirit

Arjan Ndoja mbetet deputet, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Andia Ullirit

Kolegi Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e kandidates së Partisë Demokratike, Andia Ulliri, dhe ka lënë në fuqi mandatin e deputetit Arjan Ndoja për qarkun Durrës në listën e hapur. Ulliri e kishte kërkuar mandatin duke pretenduar se i takon asaj bazuar në kuotat gjinore. “Pas përfundimit të kësaj seance, mund të them se ndiej më së shumti keqardhje sesi u trajtua kjo seancë, pavarësisht pretendimeve ligjore, të cilat nuk ishin me vend, siç ishte pretendimi se ne nuk jemi palë e legjitimuar, sepse kemi kaluar dy seanca me komisionerë dhe KAS-in, ku në jemi legjitimuar si palë e interesuar. Sot kuptuam se një pjesë e drejtësisë që ne aspirojmë me të vërtetë, mungon. Këtë betejë, si çdo betejë tjetër timen, do ta çoj deri në...