Ukraina ngre alarmin: Rusia nisi gjatë natës një nga sulmet e saj më të mëdha të këtij muaji

Ukraina ngre alarmin: Rusia nisi gjatë natës një nga sulmet e saj më të mëdha të këtij muaji

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka lëshuar 270 dronë dhe 10 raketa gjatë natës, në një nga sulmet e saj më të mëdha këtë muaj. Sipas mediave të huaja, shpërthime u dëgjuan në qytetin e Kremençukut, ndërsa qytetet më afër vijës së frontit janë gjithashtu nën kërcënimin e sulmeve. Kjo ndodhi vetëm disa orë pasi Volodymyr Zelenskyy përfundoi bisedimet në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësit evropianë dhe Donald Trump. Forcat ajrore shtuan se rrëzuan 230 dronë dhe gjashtë raketa, me sulme të regjistruara në 16 lokacione. Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se ka pasur dëme në infrastrukturën energjetike të vendit. Ministria e mbrojtjes e Rusisë konfirmoi se kreu një sulm ndaj një rafinerie nafte, duke pretenduar se ajo furnizon me karburant...