Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vinicius jo, Neymar po. Trajneri Ancelotti, gati ta rikthejë yllin e Santosit në kombëtare
Neymar është gati për rikthimin e madh. Sipas raportimeve të “Globo”, ylli brazilian 33-vjeçar figuron në listën paraprake të të thirrurve nga trajneri Carlo Ancelotti. Ai pritet të jetë pjesë edhe e listës përfundimtare për dy ndeshjet e shtatorit. “Seleção”, tashmë e kualifikuar në Botërorin 2026, do të ketë sërish në dispozicion një nga yjet e vet më të ndritshëm. Në mars, sulmuesi ishte përfshirë në listën preliminare, por një dëmtim e detyroi të tërhiqej. Në qershor, Ancelotti nuk e thirri fare për grumbullimin e parë zyrtar, duke sqaruar se kishte marrë atë vendim pas një bisede të drejtpërdrejtë me ish-sulmuesin e Barcelonës dhe PSG-së. Javët e fundit, Neymar ka rikthyer shkëlqimin dhe vazhdimësinë në lojë. Dygolëshi i fundit në kampionat kundër Juventude ka konfirmuar...