Ministri Sveçla: Kosova renditet në vendin e 12-të në botë për ndjenjën e lartë të sigurisë

Ministri Sveçla: Kosova renditet në vendin e 12-të në botë për ndjenjën e lartë të sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në raportin e publikuar nga Gallup Republika e Kosovës është  renditur në vendin e 12-të në botë për ndjenjën e lartë të sigurisë, duke u pozicionuar ndër 14 shtetet më të sigurta globalisht. Ai po ashtu ka potencuar se sipas Indeksit të Rendit dhe Ligjit, Kosova zë vendin e 8-të mes dhjetë shteteve kryesore. “Ky është rezultat i vizionit të qartë dhe punës së pandalshme të Qeverisë sonë për këto vite. Për një Republikë të sigurt për të gjithë qytetarët tanë ku mbizotërojnë rendi dhe ligji në çdo pjesë të saj”, ka thënë Ministri Sveçla. Lidhur me këtë, Ministri Sveçla ka thënë se  institucionet e sigurisë së Kosovës kanë dëshmuar përkushtim dhe profesionalizëm të lartë,...