Dhunuan çiftin e të moshuarve dhe i grabitën, arrestohen 3 shqiptarët në Itali

Dhunuan çiftin e të moshuarve dhe i grabitën, arrestohen 3 shqiptarët në Itali

Tre shtetas shqiptarë u arrestuan nga policia italiane, nën dyshimin për kryerjen e një grabitjeje të dhunshme në një banesë në qytetin e Padovës. Ngjarja ndodhi natën e 10 gushtit, kur tre shqiptarët hynë në shtëpinë e një çifti të moshuar me qëllim vjedhjen e banesës. Pronari, një 70-vjeçar, u godit me levë dhe u shkelmua sapo ra përtokë. Grabitësit u morën të moshuarve telefonat celularë dhe sendet me vlerë, ndërsa përpjekja për të hapur kasafortën dështoi. Policia ndërmori hetime të shpejta që çuan në identifikimin dhe arrestimin e tre autorëve. Gjatë bastisjes së banesës së tyre u gjetën çanta, bizhuteri dhe para me vlerë 15 mijë euro, si dhe mjetet e përdorura në grabitje, si leva, doreza, radio dore, kaçavida dhe veshjet e përdorura...