Përgatitet takimi Putin-Zelensky, Trump: SHBA ofroi garanci sigurie për Ukrainën! Bisedimet e reja brenda dy javëve

Përgatitet takimi Putin-Zelensky, Trump: SHBA ofroi garanci sigurie për Ukrainën! Bisedimet e reja brenda dy javëve

Pas takimit me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky dhe liderët evropian, kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump ka deklaruar se ka nisur bisedimet për një takim tre palësh. “Në përfundim të takimeve, e thirra Presidentin Putin dhe fillova përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet më vonë, midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelensky. Pas këtij takimi, do të kemi një Trilat, ku do të jenë të dy Presidentët, plus unë. Përsëri, ky ishte një hap shumë i mirë dhe i hershëm për një luftë që ka vazhduar për gati katër vjet. Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i Dërguari Special Steve Witkoff po koordinohen me Rusinë dhe Ukrainën. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, tha Trump....