Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arjan Ndoja mbetet deputet/ Kolegji Zgjedhor nuk legjitimon Andia Ullirin, beteja pritet të zhvendoset në Kushtetuese
Në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua sot kërkesa e demokrates Andia Ullirit për mandatin e deputetit. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se Ulliri kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së që i dha mandatin Arjan Ndojas. Andia Ulliri u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Arjan Ndoja nuk u paraqit, por u përfaqësua nga avokati Rexhë Margjeka. Avokati i ish-prokurorit që në fillim të seancës kërkoi që të mos legjitimohej i palë ankimuese Andia Ullirin. Trupi gjykues u tërhoq për vendim. Pasi dëgjoi palët dhe u njoh me kërkesën e avokatit Ndoka vendosi pushimin e çështjes së Andia Ulliriti se nuk legjitimohet si palë paditëse. Kjo do të thotë se Andia Ulliri nuk legjitimohet si palë për t’iu drejtuar gjykatës. Pas seancës, avokati Sefa e...