Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tabaku: KAYO rrezikon sigurinë kombëtare, fond 150 mln lekë pa licensë për prodhim armësh
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kritikuar ashpër krijimin e kompanisë shtetërore KAYO sh.a. në Uzinën e Autotraktorëve në Tiranë, duke e cilësuar si një projekt klientelist të qeverisë, larg nevojave reale të qytetarëve. Sipas Tabakut, KAYO nuk ka licensë për të prodhuar armë, ka kapital minimal prej vetëm 150 milionë lekësh dhe ka partnerë privatë të dyshimtë, pa ekspertizë në industrinë e mbrojtjes. Deputetja paralajmëron për rreziqe të dyfishta: për sigurinë kombëtare, pasi përfshirja e kompanive pa kredenciale mund të rrezikojë standardet dhe besueshmërinë e Shqipërisë në NATO; dhe për financat publike, pasi investimi është i vogël dhe i destinuar të shpërndahet në kontrata pa impakt real. Tabaku e cilëson KAYO-n një kompani fasadë për interesa të ngushta, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë...